Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku: Kosova i benë kërkesë Serbisë ta dorëzojë Radoiçiqin
Lajme

Një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku: Kosova i benë kërkesë Serbisë ta dorëzojë Radoiçiqin

Published 24/09/2024
Share
SHARE

Më 24 shtator të vitit të kaluar, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra nga grupi i personave të armatosur serbë në Banjskë të Zveçanit. Për udhëheqjen e këtij akti terrorist dhe agresioni ndaj territorit të Republikës së Kosovës, përgjegjësinë e kishte marrë Millan Radoiçiq, atëherë nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

E një vit pas, nga Kosova u kërkua dorëzimi i kriminelit Radoiçiq në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti e bëri përgjegjëse Serbinë për tentimin e aneksimit të një pjese të Kosovës.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i bëjë presion Beogradit t’i dorëzojë personat e armatosur të cilët, pas agresionit dhe pasi tre prej tyre mbetën të vrarë, u tërhoqën në Serbi.

- Advertisement -

“Serbia është përgjegjëse dhe Serbia duhet të japë përgjegjësi. Plani ishte për të ndarë Kosovën. Plani ishte të aneksohej një pjesë e territorit” të Kosovës, tha kryeministri.

Ai potencoi se grupi paramilitar “u orkestrua dhe financua nga Serbia” dhe paraprakisht në Kosovë kishte sjellë sasi të mëdha armatimi “për një konflikt më të gjerë e më të gjatë”.

Policia e Kosovës pati ndërmarrë disa aksione bastisjeje në veri të vendit, dhe kishte konfiskuar më shumë se 80 mijë fishekë. Serbia ka thënë se grupi armatosur ka vepruar i vetëm.

Sot ndërkaq, një rrugë që të çon në Banjskë ka marrë emrin e heroit Afrim Bunjaku.

Më herët gjatë këtij muaji, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngrit aktakuzë ndaj 45 personave për shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor, për aktivitete terroriste, për financim të terrorizmit dhe për shpëlarje parash. Akuzat përbëjnë dënimin maksimal, atë të përjetshëm.

- Advertisement -

Aktualisht, vetëm tre prej tyre gjenden nën arrest, derisa të tjerët janë në arrati dhe besohet se që të gjithë janë në Serbi.

Në mesin e të akuzuarve në mungesë është edhe Millan Radoiçiq, i cili, sipas agjencisë së lajmeve AP, konsiderohet si politikan dhe biznesmen i pasur që ka lidhje me partinë udhëheqëse në Serbi, atë të presidentit Alleksandar Vuçiq.

AP raporton se vitin e kaluar, Serbia e ndaloi përkohësisht Radoiçiqin pas shkëmbimit të zjarrit me dyshimin për komplot kriminal, posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve dhe akte të rënda kundër sigurisë publike. Radoiçiqi i ka mohuar akuzat edhe pse më parë pranoi se ai ishte pjesë e grupit paraushtarak që vranë policin e Kosovës.

- Advertisement -

Radoiçiqi është nën sanksione amerikane dhe britanike si i dyshuar për aktivitet kriminal financiar.

BE-ja dhe ShBA-ja e kanë dënuar sulmin dhe i kanë bërë thirrje Serbisë t’i dorëzojë personat e armatosur.

Të martën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti “thirrjen për ndjekje të shpejtë penale ndaj përgjegjësve”, duke thënë se kjo është një kujtesë e nevojës për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Jeffrey Hovenier tha se “Uashingtoni pret që kryesit e veprave dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm, të mbahet plotësisht përgjegjës”.

“Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, edhe përkundër pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë. /Klankosova.tv

KosPress Portal 24/09/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025
Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale
Arte Roze 14/05/2025
Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin
Lajme 14/05/2025
Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025
Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?