Një ngjarje e kobshme ka ndodhur në Pakistan ku mbeten të vrarë të paktën 37 besimtarë dhe 150 të tjerë janë plagosur në një sulm që dëshmitarët thanë se ishte një sulm vetëvrasës brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit.
Dhjetëra të plagosur u transferuan në spitalet përreth, tha një oficer policie. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike, tha ai, duke shtuar numri i të vdekurve mund të rritet.
Një zyrtar i spitalit tha se 10 deri në 15 persona janë në gjendje kritike.
Talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.
- Advertisement -
Kryeministri Shahbaz Sharif dënoi sulmi dhe tha se do të ndërmerren “veprime të rrepta” kundër atyre që e kanë kryer atë.