Kjo stuhi, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe tornado goditi mbarë jugun e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vrarë të paktën shtatë persona në Xhorxhia dhe Alabama.
Në këto dy shtete amerikane është raportuar për dëme materiale.
Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.
Stuhia e madhe nisi të enjten mbrëma dhe dhjetëra mijëra amerikanë mbetën pa energji elektrike në Xhorxhia dhe Alabama.
- Advertisement -
Në Selma të Alabamës, autoritetet e qytetit mbajtën mbledhje për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Kryetari i qytetit, James Perkins, tha se nuk është raportuar për viktima, por disa persona janë plagosur rëndë.
Ai tha se ekipet po punojnë për të vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe zyrtarët shpresojnë që të arrijnë të marrin pamje nga lart.
“Kemi shumë linja elektrike të shkatërruara. Ka shumë dëme në rrugë”, tha ai.