Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë në Prishtinë, gjithashtu shtetas i huaj.
“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu policia ka njoftuar se për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur më 18 gusht në Fushë-Kosovë është arrestuar një i dyshuar.