Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të hënë në rrugën “Kolashini” te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se Policia nuk ka arritur ta konfirmojë saktë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes, por që nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Elshani ka thënë se mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb.