Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person shtetas i Serbisë i cili ka tentuar të iu ofrojë ryshfet zyrtarëve policor.
“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 12.04.2023 deri sa ishe në një pikë të kontrollit të automjeteve në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, ka ndalur për kontrolle rutinore një kamion me targa të shtetit të Serbisë. Gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni V. J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet” thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe parat janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”. përfundon njoftimi.