Një person është gjetur pa shenja jete brenda objektit të Komunës së Prishtinës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
- Advertisement -
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.