Dy persona dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhunim” ndaj një gruaje në Prishtinë siç është raportuar nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 13 janar të këtij viti.
“Ankuesja ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj” – ka thënë shkurtimisht Policia.
Tutje të njëjtit kanë thënë se rasti në fjalë është duke u hetuar.