Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Një granatë dore shpërthen brenda Postës së Kosovës në Zveçan
Lajme

Një granatë dore shpërthen brenda Postës së Kosovës në Zveçan

Published 01/04/2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin e një granate dore brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, ndërsa shton se një tjetër granatë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga autoritetet.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Dega e Postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, të njëjtën ditë kur u hap edhe dega në Zubin Potok, dy komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në fund të vitit të kaluar, u raportuan disa sulme të ngjashme me granata dore. Më 27 nëntor, stacioni policor në Zveçan u sulmua me dy granata dore, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar. Po ashtu, më 29 nëntor, Policia njoftoi se ndërtesa e Komunës së Zveçanit ishte sulmuar me një mjet shpërthyes, dyshohet granatë dore.

- Advertisement -

Në vitet e fundit, janë regjistruar disa sulme të tilla në veri të Kosovës, sidomos gjatë periudhës kur ka nisur zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato të Kosovës (RKS). Tensionet në veri janë përshkallëzuar, edhe për shkak të veprimeve që autoritetet e Kosovës i konsiderojnë si hapa për forcimin e sovranitetit të Kosovës në këtë pjesë.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë mbyllur shumë institucione paralele serbe, përfshirë zyra postare dhe tatimore, që nga fillimi i vitit të kaluar. Po ashtu, më 15 janar, u mbyllën edhe institucione serbe në dhjetë komuna në jug të Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë i quajtën ato të paligjshme.

Mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë ka shkaktuar kundërshti, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kishte dhënë autorizimin për këtë operacion, duke e konsideruar të paakorduar.

Përveç ndërmarrjeve publike dhe organeve komunale, janë mbyllur edhe disa institucione të tjera, përfshirë Postën e Serbisë, Bankën Postare Kursimorë dhe Drejtorinë e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, ndërsa institucionet arsimore dhe shëndetësore vazhdojnë të punojnë në sistemin serb.

Serbët në veri të Kosovës gëzojnë mbështetje të konsiderueshme nga Beogradi, i cili ka financuar strukturat paralele dhe ka mbështetur qytetarët serbë përmes pensioneve dhe shtesave të tjera.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar disa nga veprimet e Prishtinës në veri, duke i konsideruar si të paakorduara. Blloku evropian ka apeluar që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet përmes dialogut të Brukselit, duke e bërë këtë proces një kusht për integrimin evropian. /REL/

KosPress Portal 01/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025
Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi
Lajme 13/05/2025
Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025
Lajme

Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim

13/05/2025
Lajme

Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?