Një person rreth moshës 57 vjeçare, është në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në Podujevë.
I lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Prishtinës, ku do të vazhdojë trajtimi në Mjekim Intenziv Qendror, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
“Pacienti ndodhet në emergjencë dhe është në gjendje të rëndë, do vazhdojë trajtimi në Mjekim Intenziv Qendror”, tha Syla.