Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

Published 14/05/2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi sot në Poznan të Polonisë, ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare IMPACT 2025, në edicionin e saj të 10-të.

Në prag të konferencës, mbrëmjen e kaluar, Kurti mori pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski. Gjatë këtij takimi, ai pati rastin të bisedojë me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, publicisten Anne Applebaum dhe ministrin Sikorski.

Gjatë darkës, kryeministri Kurti zhvilloi një bisedë edhe me nobelisten polake Olga Tokarczuk, me të cilën diskutoi për letërsinë, kulturën dhe politikën. Ai e informoi shkrimtaren për përkthimin në gjuhën shqipe të disa prej veprave të saj.

Në mesin e figurave të tjera me të cilët u takua, ishin historiani i njohur Timothy Snyder dhe mendimtari polak, si dhe ish-i burgosuri politik, Adam Michnik, me të cilin Kurti ishte takuar më parë në vizitën në redaksinë e Gazeta Wyborcza në tetor 2024.

- Advertisement -

Sot në mëngjes, Kurti mori pjesë në hapjen zyrtare të konferencës, e cila u përshëndet nga ministri Sikorski. Në kuadër të programit, ai dha edhe një intervistë për televizionin publik polak në gjuhën angleze, TVP World.

Gjatë qëndrimit në Poznan, Kurti zhvilloi takim edhe me ish-konsullin e nderit të Shqipërisë në këtë qytet, Jarosław Rosochacki – historian, etnolog dhe albanolog, i cili ka ndjekur çështjen shqiptare që nga vitet ’70. Kryeministri e falënderoi Rosochackin për kontributin e tij të gjatë dhe të çmuar në promovimin e Kosovës dhe çështjes shqiptare në Poloni.

KosPress Portal 14/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?