Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë sot ka marrë një vendim që mundëson lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, që ka qenë obligim i saj sipas marrëveshjes së vitit 2011 të arritur mes palëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ky vendim hyn në fuqi për zbatim nga 1 janari 2024.
“Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Petkoviq.