Përmes një shkrimi në Facebook Vlora Çitaku ka treguar së sot, bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Z. Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhëp Selimin.
Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plot besim në drejtësi.
Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetes është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.
Mirëpo, nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.
- Advertisement -
Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.
Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejnë përballë shpifjeve dhe inskenimeve.