Në Tiranë mbahet Samiti i III-të i Diasporës ku do të mbledh përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.
Në këtë samit po të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të vendit.
Ndryshe dje në hapje të këtij samiti ku ishte edhe dita e Arbëreshëve të Italisë, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj deklaroi se komuniteti arbëresh në Itali ka mbajtur gjallë kulturën shqiptare.
Ai theksoi se ky komunitet ka ruajtur në 6 shekuj traditat shqiptare dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim nga shteti shqiptar.