Një i burgosur N.M ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancen e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së”, tha Gashi.
Ai tha se trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
- Advertisement -
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes”, shtoi ai./21Media