Në Prishtinë sot mbahet diskutimi me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”: Mundësitë për dinamika të reja në proces dhe ndikimi i zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në mesin e panelistëve do të jenë: Glaul Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës; Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”; Ditmir Bushati, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë dhe Sonja Biserko, aktiviste për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Diskutimi mbahet në orën 10 e 30 në ndërtesën e njohur si Shtëpia e Evropës.