Ka dështuar komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në mungesë të kuorumit.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohej raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022. Të pranishëm ishin vetëm 5 anëtarë, e pas 20 minutash pritjeje, Ferat Shala, kryetar i komisioni nga PDK dhe Pal Lekaj anëtar nga AAK, lëshuan sallën.