Një burrë në fshatin Kremenatë të Kamenicës është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete, në orët e pasdites të së hënës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë të dijshme.