Nga zyrtarët policor Qendra , në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, është shoqëruar në stacion policor një person, pasi gjatë një kontolli rutinë, i janë gjetur një armë zjarri (Zoraki) dhe një sasi e substancës narkotike.
Ndaj personit të dyshuar:
-A. G, mashkull, 19 vjeç, është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.
Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie, është realizuar nga njësitet policore të Obiliqit, në rrugën “Çlirimi”, në Mazgit.
Lidhur me këtë rast është shoqëruar për intervistim në polici i dyshuari:
- Advertisement -
- A.A , mashkul, 52 vjeç, dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.