Gjakova do të jetë nesër (e mërkurë) vendi ku do të mblidhen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë. Në qytetin e traditës, do të mbahet mbledhja e nëntë me radhë e dy qeverive e cila për qeveritë Kurti e Rama është e treta me radhë.
Përgjatë këtyre mbledhjeve, janë arritur 41 marrëveshje, të cilave pritet t’u shtohen edhe 10 të tjera në fushën e drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë, arsimit e mbrojtjes.
Motoja e kësaj mbledhjeje është “Të përbashkuar në Gjakovë” dhe do të mbahet pikërisht në 24 vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/06/asdafasdfsdfsdf.jpg)
Më poshtë e gjeni agjendën e këtij takimi që do të nisë në orën 11:00
- Advertisement -
11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
12:40 – Fotoja e përbashkët.
12:45 – Nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”.
13:15 – Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.
13:45 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.
- Advertisement -
14:00 – Dreka zyrtare.
16:00 – Takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/06/1111111111111111111.jpg)