Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja, sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zingjiror, ku janë të përfshira 14 automjete. Si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar.
Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar, duke dalë në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.
Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do marrim nga ekipet në teren. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla.