James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, në prag të në hapjes së këtij takimi në Shkup, tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit këtu do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.
“Nëse bëni reforma të caktuara atëherë njerëzit tuaj lëvizin me lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin. Kemi përfaqësuesit e gjashtë vendeve. Do të zhvillojmë dy ide: idetë praktike për të ecur përpara dhe strategjitë”, tha O’Brien.
Kurse Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, tha se : është e rëndësishme të shihet se si vendet po punojnë në reforma për të përshpejtuar rritjen dhe afrimin me BE-në.
“Sot do të diskutojmë tregun e përbashkët. Jemi të inkurajuar të shohim energjinë e liderëve të Ballkanit”, tha Kopmann.