Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.K, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht të miturën në Kaçanik, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria thotë se ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyre, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme, të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 193 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të dhumit.