Ish-kryeministri Isa Mustafa, po thotë se në dialogun Kosovë-Serbi, tashmë ka tema siç i quajti ‘’më të nxehta’’.
Kjo siç specifikoi ai për transmetuesin publik, pas marrëveshjeve të shkurtit e marsit, të cilat çojnë në formimin e asociacionit, gjë të cilën Mustafa u shpreh se Kurti dikur e kundërshtonte.
Ish-kryeministri Isa Mustafa, po thotë se në dialogun Kosovë-Serbi, tashmë ka tema siç i quajti ‘’më të nxehta’’.Kjo siç specifikoi ai për transmetuesin publik, pas marrëveshjeve të shkurtit e marsit, të cilat çojnë në formimin e asociacionit, gjë të cilën Mustafa u shpreh se Kurti dikur e kundërshtonte.
”Tani temat e dialogut janë tema të nxehta. Veçmas formimi i asociacionit, është bërë një çështje e nxehtë, pas marrëveshjes së shkurtit dhe marsit, njëra në Bruksel e tjetra në Ohër. Të cilat në një formë, i kanë pru të dy palët, edhe Kosovën edhe Serbinë, që të zbatohen të gjitha marrëveshjet paraprake”.
”Për Serbinë është çështje tjetër e tyre, por për ne ka pasur deklarata që ‘’çdo gjë bëjmë por siç janë shprehë ‘’Zajednicën’’ nuk e bëjnë, e tani e kemi një situatë ku po bëhet edhe kjo që është kundërshtuar me të gjitha mjetet”.