Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë
Lajme

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Published 18/05/2024
Share
SHARE

Në Objektin e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë tha se ka rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës. Ai përmendi shtesat për lehonat, fëmijët, pensionistët si dhe 87 mijë vendet e reja të punës.

“Qysh në shtator të viti 2021 ndihmuam me shtesat për lehona e fëmijë. Deri më tani kemi mbi 400 mijë fëmijë që përfitojnë nga këto skema. Ndamë mbi 100 milion euro për të mbështetur pensionistët dhe për skemat tjera sociale”, ka thënë Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti shtoi se si Qeveri fokusin e kanë në riformimin rënjësor të sistemeve e politikave që sipas tij ishin të keq dizajnuara.

- Advertisement -

“Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara e madje edhe diskriminuese. Skema sociale e vitit 2007 është diskriminues dhe i padrejtë”, u shpreh Kurti, përcjell Klankosova.tv

Derisa, Ministri Murati bëri të ditur se kanë dizajnuar një skemë tjetër që nuk do të jetë diskriminuese.

“Mënyra qysh është dizajnu mekanizmi i trajton anëtarët e familjes si anëtar që mund të punojnë ose që nuk mund të punojnë. Ajo kategori janë: Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, gratë gjatë shtatzanisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune dhe do t’u ofrohen trajnime dhe vende pune që këto familje të mos mbeten vetëm me asistencë sociale”, ka thënë Murati.

Ai tutje bëri të ditur se si do të funksionojë skema e re.

“Sa i përket skemës së re apo pilotimit të ri është i hapur që sot dhe mund të qaseni përmes E-Kosovës dhe të plotësoni të dhënat për familjen dhe të dhënat merren dhe përpunohen nga komisioni. Pas aplikimit për asistencë sociale, aplikimi kalon në disa faza dhe fillimisht është testi i varfërisë. Pas testit të të ardhurave vjen edhe testi i pasurisë, pas kësaj është edhe testi i mjeteve financiare të përafërta, pastaj vjen edhe tek vizitat në terren që do të bëhen nga anëtarët e QPS-ve dhe pastaj bëhet verifikimi”, tha Murati, përcjell Klankosova.tv

- Advertisement -

KosPress Portal 18/05/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025
Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)
Lajme 20/05/2025
Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?
Sport 20/05/2025
Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025
Lajme

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, humbin jetën dy persona

20/05/2025
Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?