Ky është momenti kur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Mësohet se Ilir Meta u vu në pranga me urdhër të SPAK, ndërsa ai ishte duke shkuar në selinë e PL-së, ku kishte njoftuar një konferencë për mediat.
Ilir Meta po udhëtonte me makinën personale, kur agjentë të BKH-së të veshur civilë, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
- Advertisement -
Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.
Reagimi i Sali Berishes
Sali Berisha u shpreh se është një persekutim që po i bëhet Ilir Metë, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.
“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.