Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Mollë sherri në Kuvend: Çfarë e bën Albulena Haxhiun problematike për konstituimin?
Lajme

Mollë sherri në Kuvend: Çfarë e bën Albulena Haxhiun problematike për konstituimin?

Published 25/04/2025
Share
SHARE

Emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në asnjërin rast nuk i mori 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.

Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.

A është Haxhiu pengesë apo pretekst për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme.

- Advertisement -

“Nga njëra anë, ato [partitë politike] duket se kanë një lloj rehatie me situatën, dhe nuk iu bëhet vonë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Por, nga ana tjetër, shihet se kanë edhe një mospëlqim për emrin e caktuar, të zonjës Haxhiu”, thotë Gërgi për Radion Evropa e Lirë.

Haxhiu nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota të deputetëve në Kuvend. Të domosdoshme janë edhe votat e deputetëve të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që LVV-ja të propozojë një emër tjetër, që paraqet figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

Qëndrimet e partive për Haxhiun
LVV-ja refuzon ta ndryshojë propozimin e saj, duke arsyetuar se Haxhiu është deputetja më e votuar në Kuvend, me 125 mijë vota.

“Pesha politike, legjitimiteti i zonjës Albulena Haxhiu për të qenë kryetare e Kuvendit është i pakontestueshëm”, u tha gazetarëve deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, të mërkurën.

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha të hënën se partia e tij nuk do ta votojë asnjëherë Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për shkak se “ajo është simbol i dështimit të Qeverisë në mandatin e kaluar katërvjeçar”.

“Krejt mandatin e ka pasur të përcjellë me skandale të ndryshme, prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, e deri të ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”, deklaroi Krasniqi.

Aktivisti i LVV-së, Dehari, u gjet i vdekur në një qeli burg në Prizren, në nëntorin e vitin 2016.

- Advertisement -

Në dhjetorin e vitit 2022, Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë, konfirmoi se mostrat e Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në vitin 2023, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ishte mbi tetë milionë euro, ndërkaq, vitin e kaluar, më pak se 7 milionë euro.

AAK-ja ka sugjeruar dy emra të tjerë të LVV-së për kryeparlamentare: Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Kjo parti e ka cilësuar Haxhiun si politikane jounifikuese.

“Qasja që ka pasur zonja Haxhiu, gjuha që ka përdorur ndaj opozitës është konfliktuoze, kjo ka qenë arsyeja [për mosvotimin e saj nga AAK-ja]”, thotë për Radion Evropa e Lirë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Për dallim nga partitë tjera, LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit.

“Haxhiu, shkak dhe pretekst për ngecje”
Edhe Gërgi nga GSLP-ja mendon se Haxhiu, gjatë angazhimit të saj politik si deputete dhe si ministre e Drejtësisë, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

Kjo është një nga arsyet, sipas tij, pse PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë një emër tjetër nga LVV-ja, i cili do të ishte i pranueshëm si kryeparlamentar edhe për partitë tjera.

“Për shembull, mund ta krahasojmë me kandidatin e Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Glauk Konjufca, i cili arriti të marrë disa vota edhe nga opozita”, thotë Gërgi.

Megjithatë, ai shpreh mendimin se mospajtimet e partive politike lidhur me emrin e Haxhiut si kryeparlamentare po shfrytëzohen edhe si pretekst nga palët për ta zvarritur konstituimin e Kuvendit.

KosPress Portal 25/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?