Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në “RTK Prime” ka folur për çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, në shumë sfera të zhvillimit të saj, qoftë në atë të energjisë, në ndërmarrjet publike, etj.
Ndërmarrjet publike janë për t’u shërbyer qytetarëve, bizneseve të vendit
Minstrja Riuzvanolli foli edhe për ndërmarrjet publike, që janë në pronsi të Qeverisë së Kosovës e që mbikëqyrë Minsitria e Ekonomisë, në vitin 202o kanë pasur humbje 3 milionë, nmdërsa më 2021 këto ndërmarrje kanë kaluar në 22 milionë në fitim, derisa më 2022 kanë pasur 104 milionë fitim, ku një pjesë të suksesit ia atribuoi performancës së KEK-ut.
“Më 2020 në KEK humbjet kanë qenë 27 milionë e që më vonë ato janë zvogëluar në 18 milionë më 2021, derisa më 2022 humbjet kanë rënë në 3 milionë, duke përfshirë këtu edhe ndërmarrjet si Trepç, Telekomi, etj.”, shtoi ministrja Rizvanolli, ndërkohë që vuri në dukje se ndërmarrjet publike janë për t’u shërbyer qytetarëve, bizneseve të vendit, si dhe për të qenë shembull I qeverisjes dhe në të gjitha ndëermarrjet ka pasur përmirësime të mëdha.
- Advertisement -
Ministrja Artane Rizvanoilli deklaroi se cilësia e shërbimeve të ndërmarrjeve publike po përmirësohet.
“Tani jemi në fazën kur këto ndryshime do të shihen në masë më të madhe”, tha ministrja në intervistë për emisionin “RTK Prime”.
Ajo u shpreh se nëse flitet për Telekomin e Kosovës, nuk ka pasur kurrfarë investimesh që nga viti 2016.
Ministrja u shpreh se teknologjia ndryshon shpejt e investime aty nuk ka pasur.
“Falë punës e inxhinerëve në Telekom, ndaj të cilëve jam shumë falendërues, operatori Vala funksionin kështu sic funksionon”, u shpreh ajo, duke shtuar se tashmë është kontraktuar teknologjia e re e ku janë kontraktuar antena të reja në Gjilan e Ferizaj.
- Advertisement -
Rizvanolli u shpreh se do të ndërrohen antenat edhe në zona të tjera si Gollak, Dukagjin e anës së Drinit të Bardhë, për të ndryshuar tekonolgjinë 3G me atë 4G.
Më tej, ministrja tha se tanimë janë mbuluar akset rrugore me sinjal të Valës, në drejtim të pikave kufitare Bërnjak e Jarinjë. “Telekomi është duke blerë pajisje për të mbuluar tërë këtë pjesë të Kosovës”, tha ministrja.
“Deri në fund të këtij viti, operatori Vala do të jetë i gatshëm për teknologjinë 5G”.
- Advertisement -
Ajo më tej tha se do të kalohet në kodin +383 e ku do të kursehen 3 milionë euro në vit.”Ky investim është dashur të bëhet para disa vitesh, por nuk është bërë sepse ka pasur qëllime të tjera”.