Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që ishte miratuar në shkurt të vitit të kaluar.
Ajo ka thënë se është e qartë që vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grup njerëzish që ende u bëjnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër.
“Byroja do të bëhet. Pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet. Vullneti popullor do të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.