Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kundërshtimeve që kanë ardhur nga opozita lidhur me rithemelimin e Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas saj, për herë të parë po adresohen krimet e kryera gjatë luftës.
“Instituti do të mund të merret me krimet që kanë shpie te lufta por edhe ato pasluftës që ndërlidhen me luftën sepse në natën midis 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të dhunshëm të braktisin shtëpitë e tyre”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ministrja ka akuzuar opozitën e sotme se para 10 viteve ata i kanë amnistuar kriminelët serb.
- Advertisement -
“Pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tyre, ish kryeministri Thaçi bënte pazare me Vuqiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, është shprehur ajo.
Haxhiu ka shtuar se ekzekutivi është në prag të finalizimit të Strategjisë për drejtësi tranzicionale.