Ministrja Hajdari në replikën kundrejt shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk gjen asnjë evidencë për ndonjë keqpërdorim të saj.
“Deputet duhet t’ju vijë turp për shpifjet që po I bën ndaj meje. Gjeje një evidencë nëse kam vjedhur diçka”, tha Hajdari në reagimin ndaj deputetit Tahiri.
“Ju që brengoseni për bizneset, ju keni vendosur ligjet për masat e përkohshme për produktet bazë në Gjykatën Kushtetuese, për orizin, vajin, për të gjitha”, deklaroi, mes tjerash, ministrja Hajdari, teksa shtoi se opozita po i ndal investimet.
Tahiri: Për mungesën e produkteve bazë, do të ndiqeni penalisht
- Advertisement -
Ndërkaq shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në kundër-replikën e tij ndaj ministres Hajdari tha se një grup parlamentar u ngrit në këmbë për të të mbrojtur në mos formimin e Komisionit Hetimor, për të hetuar hajninë që është bërë.
“Ministre një grup parlamentar u çua në këmbë për të të mbrojtur për të mos themeluar Komisionin Hetimor për hajninë që keni bërë në rezervat shtetërore”, deklaroi Tahiri, derisa shtoi se për mungesën e vajit, sheqerit e të produkteve të tjera do të ndiqeni penalisht.