Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për ndalimin e punësimit të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në këtë institucion.
“Nepotizmi, familjarizmi, mungesa e theksuar e profesionalizmit dhe llogaridhënies si pasojë e këtyre dukurive, trajtimi i pabarabartë i zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Diasporës kanë qenë ndër arsyet kryesore të gjendjes së mjeruar në të cilën e kam gjetur këtë institucion”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla për arsyen e marrjes së këtij vendimi.
Gërvalla ka thënë se tash nëpërmjet këtij vendimi, punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj “mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”.
“Deri në katër anëtarë nga e njëjta familje kanë qenë të punësuar në këtë institucion. Familjarë të ngushtë janë dërguar të shërbejnë në të njëjtin mision diplomatik”, ka thënë ajo.