Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe serbe. Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
Sveçla në Facebook ka shpërndarë edhe videon gjatë këtij aksioni, ku shihet së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ministri tha se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.
“Sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka thënë ai.