Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.
Me këtë rast Ministri Sveçla e njofti shefin e ri të EULEX-it, rreth prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës, dhe për luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky bashkëpunim i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Barbano falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.