Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas dorëheqjes së disa zyrtarëve policorë nga komuniteti serb të cilët u rekrutuan së fundmi në Policinë e Kosovës.
“Oficerët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht minoritetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/08/be.jpg)