Mbi 61 mijë familje kosovare kanë përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.
Kështu bëri të ditur ministri i financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.
Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese.
- Advertisement -
Programi mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike.