Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar për situatën në Greqi, e cila po përballet me zjarre të furishme për shkak të temperaturave të larta.
Mehaj, në një postim në Twitter, i ka ofruar mbështetje Greqisë “brenda kapaciteteve tona’, për të luftuar zjarret.
“Ne jemi të përgatitur për të ofruar ndihmë brenda kapaciteteve tona për të luftuar zjarret dhe për të qëndruar pranë komuniteteve të prekura. Solidariteti nuk njeh kufij dhe së bashku mund ta kapërcejmë këtë sfidë”, ka shkruar Mehaj në Twitter.
- Advertisement -
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/07/362498372_5817657015001408_7621456182691112451_n-1024x747.jpg)