Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar agjendën e dy seancave plenare të caktuara në këtë mbledhje.
“Është miratuar mbajtja e dy seancave, ashtu siç e kemi paralajmëruar seanca e ditës së mërkure do të trajtoj pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.
Gjithashtu, është caktuar seancë e re e Kuvendit, ditën e enjte, një agjendë e cila përmban deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare. Shtesë do të trajtohet vendimi i Qeverisë për masat emergjente në sektorin e energjisë, gjithashtu do të trajtohet vendimi i komisionit për ekonomi për shkarkimin e bordit të komisionit të pavarur të minierave dhe mineraleve”, tha ajo.
Ndër tjerash Kusari-Lila iu përgjigj komenteve për përplasje të Qeverisë së Kosovës dhe atë të ShBA-së. Sipas saj nuk behët fjalë për përplasje por për ndryshim mendimesh.
- Advertisement -
Ajo gjatw fjalimit tha se “Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër, në Kosovë janë organet vendimmarrëse, Qeveria, Kuvendi dhe komunat me qeverisjen lokale. Nuk ka mekanizëm tjetër që dikush jashtë këtyre mund të themelojë ose krijoj, por në aspektin ligjor dhe të obligueshëm janë këto institucione që përmenda”, ka thënë Kusari Lila.