Kandidati i lëvizjes “Evropa Tani” për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, doli fitues në zgjedhjet presidenciale të së dielës në vendin e vogël Ballkanik, që po kalon një periudhë krizash politike.
Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se 58.9 për qind e zgjedhësve votuan për z. Milatoviç, ndërsa presidenti aktual, Milo Gjukanoviç fitoi 41.1 për qind të votave.
Duke shpallur fitoren në selinë e lëvizjes së tij në Podgoricë, Jakov Milatoviç, 37 vjeçar, tha se kjo “është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet”.
Milo Gjukanoviç, 61 vjeç, i cili ka shërbyer herë si kryeministër e herë si president i Malit të Zi për 33 vjet, pranoi humbjen duke e uruar zotin Milatoviç.
- Advertisement -
“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha zoti Gjukanoviç.
Përkrahësit e Milatoviçit janë mbledhur nëpër qytetet e Malit të Zi dhe para selisë të Lëvizjes “Evropa tani”, duke festuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.
Ithtarët e tij valëvisin flamurin trengjyrësh serb, flamurin malazez, duke kënduar këngë nacionaliste serbe.
Zoti Milatoviç është zotuar gjatë fushatës për të forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian por edhe me Serbinë fqinje.
Brenda pesë viteve të ardhshme, ne do ta udhëheqim Malin e Zi në Bashkimin Evropian”, tha ai duke kremtuar fitoren.
- Advertisement -
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, përgëzoi zotin Milatoviç për “zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Čestitam @JakovMilatovic izbor za prvog evropskog predsjednika u istoriji Crne Gore! 🇲🇪🇪🇺 Misija je završena. Pred Crnom Gorom je svijetla budućnost. Radićemo zajedno za evropsku, građansku i ekološku državu!
- Advertisement -
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 2, 2023