Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj do të mbajë sot konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca nis në orën 12:00.
Lidhur me konferencën, Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë në Facebook, se “me gjasë sot ngritet aktakuza për rastin në Banjskë”.
“Blerim Isufaj sot konferencë për media në ora 12. Me gjasë sot ngritet aktakuza në rastin Banjskë. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në menyrën më profesionale të mundshme”, ka shkruar Miftaraj, njofton Klankosova.tv.