Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Michael Doyle: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundojë vitin e ardhshëm
Lajme

Michael Doyle: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundojë vitin e ardhshëm

Published 21/09/2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, deri në prillin e vitit të ardhshëm.

Doyle, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se në rastin kundrejt Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, deri më tani 85 dëshmitarë kanë dëshmuar, ose në sallën e gjyqit ose përmes një video-lidhjeje, dhe 69 të tjerë me formë shkrimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tutje ka deklaruar se pas dëshmitareve të Prokurorisë, Mbrojtja do të fillojë t’i thërrasë dëshmitarët e saj, sipas tij, dikur në vitin e ardhshëm.

“Në rastin kundrejt Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Prokuroria është duke paraqitur e saj rast e duke thirrur dëshmitarët e saj. Prokuroria ka thënë se synojnë t’i thërrasin dëshmitarët e tyre deri në prill të vitit 2025. Pra ne jemi në mes të këtij procesi. 85 dëshmitarë kanë dëshmuar, ose në sallën e gjyqit ose përmes një video-lidhjeje , dhe 69 të tjerë kanë dëshmuar vetëm në një me formë shkrimi. Kështu që, pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e rastit të saj, Mbrojtja do ta këtë mundësinë për të kundërshtuar rastin. Presim që dikur vitin e ardhshëm, Mbrojtja të fillojë t’i thërrasë dëshmitarët e saj”, u shpreh Doyle.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se një ndër prioritetet e gjykatësve është përshpejtimi i procesit gjykues, ndërsa ka thënë se zvogëlimi i listës së dëshmitarëve të Prokurorisë, për disa herë tashmë, është pozitiv për procesin.

“Një prej punëve kryesore të trupit gjykues është që procedurat janë të drejta dhe të shpejta. Kjo përfshin edhe dhënien e afateve kohore, për të cilat Prokuroria ka thënë se ju nevojitet kohë deri në prill të vitit 2025. Gjyqtarët po mundohem që gjykimi të përshpejtohet dhe duke i kërkuar Prokurorisë që ta shpejtojnë rastin sa më shumë që është e mundur, prandaj ka edhe zvogëlim të numrit të dëshmitarëve”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se njerëzit ta kuptojnë se Dhomat të Specializuara të Kosovës në Hagë janë krijuar për krimet e akuzuara brenda juridiksionit, si pjesë e sundimit të ligjit të Kosovës, ku ka disa pika kontrolli dhe balanci.

Si dëshmi për këtë, ai e ka marrë apelin e Pjetër Shalës dhe Salih Mustafës. Siç ka thënë ai në rastin e Mustafës, të cilit iu zbrit dënimi nga 26 në 15 vjet, “e kemi parë se sistemi i gjykimit këtu është i njëjtë si me atë të Kosovës”

“Në rastin e Pjetër Shalës, i cili është dënuar për krime lufte arbitrare, torture dhe vrasje, dhe i dënuar me 18 vjet burgim, dënim të cilin e ka apeluar. Shala është dënuar për disa ngjarje në një fabrikë metalesh në Kukës të Shqipërisë, për tortura dhe vrasje, në një qendër paraburgimi, kundër shqiptarëve dhe serbëve që kanë dalë kundër UCK-së. Ky është verdikti i parë, të cilin ai e ka apeluar”.

- Advertisement -

“Fokusi është që njerëzit ta kuptojnë se Dhomat të Specializuara të Kosovës në Hagë janë krijuar për krimet e akuzuara brenda juridiksionit, si pjesë e sundimit të ligjit të Kosovës. Pra, mënyra se si funksionon është se Prokuroria​ sjell akuzat kundër dikujt për lufte krime, krime kundër njerëzimi apo ndërhyrje dëshmitare dhe pastaj gjyqtarët kanë fokusi të sigurojnë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë”, tha Doyle.

“E pamë në rastin e Salih Mustafës, se sistemi i gjykimit këtu është i njëjtë si me atë të Kosovës, ku ka disa pika kontrolli dhe balanci. Në rastin e Mustafës, trupi gjykues i ka shqiptuar një dënim prej 26 vjetësh burgim, pastaj në apel u tha se ky dënim nuk është në përputhje me dënimet e llojit të njëjtë dhe dënimi u ul në 22 vjet. Pas një apelimi tjetër në Gjykatës Supreme, u gjet se Dhoma e Apelit e kishte anashkaluar një hap në arritjen e vendimit të tyre që duhej të konsideronin një dënim më të butë. Tani, Mustafës i është dhënë një dënim edhe më i vogël, prej 15 vjetësh. Kështu që mendoj se ​është vërtetë e rëndësishme për t’u theksuar se gjyqtarët janë aty për të marrë çështjet që vijnë nga Prokuroria dhe të sigurojnë gjykime të drejta”, ka përfunduar Doyle.

KosPress Portal 21/09/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025
Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi
Lajme 13/05/2025
Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025
Lajme

Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim

13/05/2025
Lajme

Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?