Në Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, po raportojnë të dy diplomatët e lartë amerikanë, që janë të ngarkuar për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor.Ata janë këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, dhe Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kryesuesi i Komitetit për Jashtëm në Senatin e SHBA-së, Bob Menendez, duke shtruar pyetje për diplomatët amerikanë, tha se po e sheh se Kosovës është vazhdimisht duke iu bërë presion për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në këtë kontekst, ai tha se ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk po bëhet fare presion.
Në lidhje me këtë, Menendez ka kërkuar përgjigje nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
- Advertisement -
“Unë personalisht nuk besoj se kemi vepruar në frymë të njëjtë”, tha ai.
Sipas Menendez, në shkurt u arrit një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë me ndihmën e Brukselit.
“Menjëherë pas kësaj presidenti Vuçiq bëri deklarata publike, duke mos u pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes dhe refuzoi ta nënshkruante, pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, rikujtoi ai.
Sipas tij, Vuçiqi po luan lojën e zakonshme duke thënë një gjë për të vënë në lojë liderët e Perëndimit, e më pas thotë diçka tjetër para mediave serbe të kontrolluara nga shteti.
“Me kontrollin e mediave dhe shtypjen e shoqërisë civile, Vuçiq vazhdon të ndjekë narrativën e serbëve nacionalistë”, tha Menendez, duke shtuar se “Vuçiq tregon për vizionin e ‘Serbisë së madhe’, ngjashëm si Putini për ‘Rusinë e madhe”.
- Advertisement -
Madje, ai u shpreh se Vuçiq as nuk e ka fshehur lidhjen me Putinin.
“Ka udhëtuar në Moskë për tregti, refuzoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë. Duam të shohim nga dëshmitarët cili është plani për të ecur para”, tha diplomati amerikan.
“Shoh se shumica e presionit i bëhet Kosovës për Asociacionin, që Kosova e ka pranuar këtë marrëveshje më herët”, tha ai.
- Advertisement -
“Por, më duket se nuk ka fare presion ndaj Beogradit, apo plan apo garanci se Asociacioni s’do të jetë një Republika Sërpska tjetër”.
Për më tepër, ai rikujtoi se po sheh pak presion ndaj liderit (Aleksandar Vuçiqit v.j). “Të cilin Neë York Times e portretizoi për lidhjet me botën e krimit të organizuar në Serbi”, tha Menendez.