Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli krasniqi, në fjalën e tij sot në seancën e kuvendit iu drejtua kryeministrit se pse nuk tregon për vonesën e tij një orësh.
Krasniqi tha se personalisht për të dhe për shumicën është e vështirë sot me ditë a me qeshë a me qajt.
“A me qeshë që erdhi dita 10 vite më vonë më ardh në të njëjtën foltore e me mbrojt ti Zajednicën, a është kjo për më qeshë që ti vjen e na tregon së çfarë propozimi të mirë ke pranuar për zajednicën, a është më qajtë për 10 vite, një dekadë e humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës, të përçarjes të shoqërisë që ke instaluar në çdo pore të jetës, të jetëve të humbura që ti iu ke prirë e i ke mashtruar duke e kundërshtuar këtë Zajednicë të cilën sot ke ardh me e mbrojt, me arsyetua edhe me lavdërua me mbështetë”,tha Krasniqi.