Kryetari i PDK-së meli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është nder i jashtëzakonshëm të takoj në Pentagon, Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.
Bashkë diskutuam për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi, por edhe Ballkani Perëndimor në veçanti. Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror.
Z. Winternitz e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që SHBA i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratave tona për anëtarësim në NATO.
Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të!