Ministri i Mbrojtjes, Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në kuadër bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik, sot ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin siç ka shkruar ai, ka diskutuar rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar.
“Diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen”, ka shkruar ministri Mehaj.
Ai ka shkruar se mbesin të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së kapaciteteve tona profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë.