Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimin e Vetëvendosjes për ta zëvendësuar deputetin Haki Abazi si kryetar të Komisionit Parlamentar për punë të jashtme me deputeten Arbëreshë Kryeziu.
Votimi për zëvendësimin e tij u bë në ditën kur Abazi doli me akuza të rënda për partinë e tij për rastin Dehari e “ngufatje të zërit të deputetëve”.
Vetë Abazi e paralajmëroi iniciativën për shkarkimin e tij një ditë më parë dhe në konferencën e së enjtes. Abazi ka thënë se shkarkimi i tij bëhet me urdhër të kryeministrit Albin Kurti për shkak të shfaqjes së pakënaqësive.
53 deputetë votuan pro ndryshimit, ndërsa 9 deputet abstenuan.