Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit që varion nga 2 deri në 18 dhe prodhon vlerën e pagës minimale.
Koeficientin 2 do ta kenë Kadetët e FSK-së, Kadetët policorë, Kadetët doganorë, Kadetët korrektues do të kenë pagën vetëm 210 euro në muaj.