Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur një komunë paralele serbe të Skenderajt në veri, pasi bastisjes së objektit më herët të mërkurën.
Policia e Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në veri të Mitrovicës kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre dhe gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajt.
Prokurori më pas ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen, ka njoftuar më tej PK-ja.