Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Mbyllen shumë lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, 14 të arrestuar
Lajme

Mbyllen shumë lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, 14 të arrestuar

Published 25/05/2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka qenë pjesë e veprimeve të përbashkëta me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in, në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit ‘OPERATION CHAIN’, të zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës nga data 8 maj deri më 14 maj 2023,  ka zbatuar Planin Operativ ‘Stuhia 2023’, me shtrirje në të gjithë vendin,  në bashkëpunim me inspektoret e tregut nga MINT, Administratën Tatimore dhe inspektoret e punës.

Në operacion janë përfshirë 262 zyrtarë nga PK-ja dhe institucionet e lartcekura.

- Advertisement -

Pjesë e operacionit kanë qenë: Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge; inspektimin/kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’ , inspektimin/kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’, kontroll të shtuara në të gjitha pikë-kalimet kufitare.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga veprimet e ndërmarra janë identifikuar 3 viktima të trafikimit dhe 11 viktima të supozuara të trafikimit, të cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave.

Janë arrestuar 14 persona të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz. 6 raste janë referuar në stacione policore për armëmbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura.

Ndërsa nga inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, janë legjitimuar 377 punëtorë, nga të cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

Policia gjithashtu ka inspektuar 51 ‘Qendrave të Masazhit’,  në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtorë, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17  janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

- Advertisement -

“Policia do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe iniciativave/operacioneve ndërkombëtare si dhe operacioneve të organizuara në nivel vendi,pasi lufta kundër trafikimit me njerëz është sfidë ndërkombëtare e vendore e cila duhet të luftohet në bashkëpunim e koordinim ndërkombëtar e me institucione vendore e qytetarë”, thuhet në njoftim.

KosPress Portal 25/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025
Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)
Lajme 20/05/2025
Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?
Sport 20/05/2025
Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025
Lajme

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, humbin jetën dy persona

20/05/2025
Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?