Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviq.
Në një konferencë për media, i pari i Qeverisë tha se marrëveshja për shërbimet ajrore shkurton kohën e fluturimit për 15 minuta.
Serbët e nisin një peticion për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu
“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.
- Advertisement -
Sipas Kurtit, Mali i Zi është shtet mik me Kosovën dhe në kohë të vështira i është gjendur shtetit tonë.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti.